Klopp flet për pensionimin e tij dhe se kur do të ndodhë

Klopp flet për pensionimin e tij dhe se kur do të ndodhë

Sport January 25, 2023 - 15:18
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ai tashmë po planifikon pensionimin e tij, pasi pretendoi se nuk do t’i kalojë të 70-at.

Gjermani ka shijuar një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme pasi mori drejtoi Mainzin, Borussia Dortmundin dhe Liverpoolin. Në atë kohë, ai ka ngritur tre tituj të ligës, Ligën e Kampionëve dhe një sërë titujsh vendas dhe evropianë.

Pavarësisht kësaj, ai ka qenë nën presion këtë sezon me Liverpoolin që aktualisht po kalon nëpër një formë të dobët nën drejtimin e tij. Duke qenë një trajner për më shumë se dy dekada, 55-vjeçari ka sugjeruar se ai nuk mund të përballonte presionin e punës për një periudhë tjetër 20-vjeçare.

Duke folur në podcastin e Mike Calvin për Football People, trajneri i Liverpoolit tha: “Pas 22 vjetësh, e di kur nuk mund të ndryshoj më asgjë dhe e di që është momenti të ndaloj së menduari për të. Unë fle shumë mirë, kthehem në shtëpi, kam gjysmë ore me makinë për në shtëpi dhe këto janë 30 minutat e fundit të ditës ku mendoj vërtet për punën”.

“Puna është tepër kërkuese, por është gjithashtu e mrekullueshme. Kjo është arsyeja pse unë them kur Roy Hodgson u kthye përsëri në Crystal Palace dhe e pyeta ‘pse u rikthyet?’ dhe ai tha ‘më pëlqen’”.

“Nuk mund ta shoh veten të jem 70 vjeç dhe të jem në fushë në çfarëdo moti dhe stërvitje për një ose dy orë. Unë nuk mund ta shoh këtë, nuk mund ta bëjë. Shpresoj që atëherë gjëra të tjera të jenë aq interesante për mua dhe jam shumë mirë që nuk përfshihem më”, ka vazhduar ai.

Me Kloppin që konfirmon synimet e tij për t’u tërhequr nga futbolli brenda të paktën 15 vjetëve të ardhshëm, ai gjithashtu ka zbuluar se ai tashmë ka plane sapo të vijë ai moment – koha që familja e tij të jetë ndër prioritetet e tij. /Telegrafi