Çeku: Rahoveci do të bëhet me stadium

Çeku: Rahoveci do të bëhet me stadium

Sport December 08, 2022 - 16:54

Ministri i Kulturës, Hajruallah Çeku është takuar me deputetin Visar Korenica, me të cilin kanë biseduar për ndërtimin e stadiumit në Rahovec.

Çeku ka theksuar se ka kërkuar nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi që ta përzgjedh një lokacion të përshtatshëm për ndërtimin e stadiumit të qytetit, raporton Zeri.info.

Ai më tej është shprehur se në momentin që sigurohet lokacioni dhe ky projekt të votohet në Kuvendin e Komunës do të fillojë ndërtimi i stadiumit.

“Gjithashtu, zotohemi se do të sigurojmë gjithë buxhetin e nevojshëm për ndërtimin e tërësishëm të stadiumit. Rahoveci në përgjithësi, e sportistët dhe futbollistët në veçanti meritojnë infrastrukturë të denjë. Secili duhet ta përmbushë pjesën e vet të përgjegjësisë institucionale. Nuk kemi kohë për të humbur”, shkroi ai. /Zëri