Zyrtare: Klubi kosovar arrin marrëveshje me ish-basketbollistin e NBA

Zyrtare: Klubi kosovar arrin marrëveshje me ish-basketbollistin e NBA

Sport December 07, 2022 - 21:03

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje për transferimin e basketbollistit Samardo Anthony Samuels.

Klubi prizrenas ka njoftuar në faqen zyrtare se marrëveshja me basketbollistin në fjalë është arritur.

Xhamajkani, Samardo Anthony Samuels ka një karrierë të bujshme, teksa ka luajtur edhe te ekipi i NBA, Cleveland Cavaliers gjatë sezoneve 2010 deri më 2013.

“Të nderuar qytetar të Prizrenit. Të nderuar adhurues të basketbollit. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se tashmë Klubi ynë ka arritur marrëveshje me një legjendë të basketbollit ndërkombëtar si Samardo Anthony Samuels. Një emër me karrier të dëshmuar në çdo ligë pjemarrëse dhe në ato më të fortat botërore. Prania dhe përvoja e tij në ekipin tonë, do të jetë një vlerë e shtuar duke e ngritur nivelin sportiv e basketbollistik. Mirësevjen Samardo te familja jonë e bashkuar “Bashkimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkimit.