“Gjakun kem me nxjerr”, tifozët e Vëllaznimit me mesazh për vdekjen e të riut kosovar në burgun serb

“Gjakun kem me nxjerr”, tifozët e Vëllaznimit me mesazh për vdekjen e të riut kosovar në burgun serb

Sport December 07, 2022 - 20:04

Artan Zymberaj një i ri nga Peja që u dënua me 3 vjet burg, në Serbi vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Stremska Mitrovica, në Serbi.

Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burgun e Stremska Mitrovica, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare.

Rreth vdekjes së Zymberajt në burgun serb kanë reaguar edhe tifozët e Vëllaznimit të Gjakovë të cilët kanë shpalosur një mesazh gjatë ndeshjes së Superkupës së Kosovës në basketboll kundër Yllit.

“Artan Zymberaj pusho i qetë. Herët a vonë, gjakun kem me ta nxjerr” – thuhet në mesazhin e tifozëve gjakovarë të shpalosur në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinës.

Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, kishte qenë i martuar dhe ka lënë pas vetes dy fëmijë.

28-vjeçari po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge./Demokracia.com

Image