Musab Mala afër kalimit te klubi që nisi rrugëtimin si basketbollist, KB Trepça

Musab Mala afër kalimit te klubi që nisi rrugëtimin si basketbollist, KB Trepça

Sport December 01, 2022 - 21:22
Lajmet e Fundit nga Sporti

Basketbollisti i njohur, Musab Mala është shumë afër rikthimit te klubi ku filloi rrugëtimin e tij, KB Trepça.

Sipas burimeve të “Zerit” brenda klubit mitrovicas, Mala shumë shpejtë do të rikthehet në “Minatori”.

Mala ishte pjesë e minatorëve gjatë viteve 2016-2018.

26-vjeçari, ishte larguar nga Trepça për t’iu bashkuar klubit nga Peja, KB Borea.

Basketbollisti që është i gjatë 1.85 cm aktualisht është pjesë e KB Rahovecit.

Mitrovicasi ka bërë karrierë edhe te KB Bashkimi, KB Vëllaznimi e KB Ulpiana. /Zeri.info