Zyrtare: Samir Zekiqi largohet nga Trepça

Zyrtare: Samir Zekiqi largohet nga Trepça

Sport November 30, 2022 - 19:47
Lajmet e fundit nga Sporti

KB Trepça ka njoftuar se basketbollisti, Samir Zekiqi është larguar nga klubi.

Ishte vet klubi mitrovicas që përmes një njoftimi në faqen zyrtare konfirmuan lajmin, shkruan Zeri.info.

Zekiqi largohet me marrëveshje të dyanshme me Trepçën e me kërkesë të vetë lojtarit.

Sipas njoftimin nga klubi, Zekiqi ka kërkuar largimin për arsye personale.

Klubi ka falenderuar Samirin teksa i ka dëshiruar suksese në karrierë e në jetë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje nga Trepça:

Faleminderit Samir, Trepça është gjithnjë shtëpia jote!

Me marrëveshje të dyanshme dhe me kërkesë të vet lojtarit, kemi ndarë rrugët me Samir Zekiqin. 

Samiri ka kërkuar largimin për arsye personale. Ai ka falënderuar klubin për përkrahjen e vazhdueshme, por ka vlerësuar se nuk mund ta jap kontributin që pritet prej tij. Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e lojtarit dhe ne e kemi liruar. 

Samiri ishte basketbollist i rëndësishëm i skuadrës sonë. Ka dhënë kontribut në  sukeset e dy viteve të fundit e po ashtu në periudha të mëhershme.

Samirit i dëshirojmë suksese në karrierë dhe në jetë. Ai gjithnjë do të jetë një nga ne. 

Trepça do të jetë gjithnjë shtëpia e tij. /Zeri.info