Luis Enrique, kujton vajzën e tij Xana të ndarë nga jeta: “Është ditëlindja e saj, të puth e dashur”

Luis Enrique, kujton vajzën e tij Xana të ndarë nga jeta: “Është ditëlindja e saj, të puth e dashur”

Sport November 27, 2022 - 17:40
Lajmet e fundit nga sporti

27 nëntori është dita e Spanjë-Gjermani, por për Luis Enrique është një datë edhe më e veçantë. Më 29 gusht 2019, trajnerit të Spanjës iu desh t’i thoshte lamtumirë vajzës së tij Xana, e cila në atë kohë ishte vetëm 9 vjeçe. 

Xana u nda nga jeta e mundur nga një sëmundje e pashërueshme, osteosarkoma, një tumor kockor. Trajneri asturian ka dashur ta kujtojë të voglën me një Instagram Stories vërtet prekës: “Sot po luajmë vetëm kundër Gjermanisë, është një ditë e veçantë edhe sepse është ditëlindja e Xana që do të kishte mbushur 13 vjeç. Dashuri kudo që të jesh, shumë puthje. Kalofsh një ditë të mbarë, ne të duam”.

“Vajza jonë Xana humbi jetën sot pasdite në moshën 9-vjeçare pasi luftoi për pesë muaj intensiv kundër një osteosarkome”. Ky ishte njoftimi i Luis Enrique, që i tronditi të gjithë. Tekniku në atë periudhë kishte marrë pushim nga të gjitha angazhimet, përfshirë Furitë e Kuqe. Trajneri spanjoll ka edhe dy fëmijë të tjerë: Paco dhe Sira, kjo e fundit e fejuar me futbollistin e Barcelonës dhe të kombëtares iberike Ferran Torres.