Drita shkon në pushim dimëror me fitore, Ferizaj e Dukagjini ndajnë pikët
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e fundit për stinorin vjeshtor.
Drita ka shënuar fitore 1-3 në udhëtim te Drenica në “Bajram Aliu”.
Marko Simonovski ka shënuar dy gola me kokë (42′, 69′), ndërsa golin e tretë e realizoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë (79′).
Krasniqi shënoi edhe një autogol në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Bardhekaltrit e mbyllin stinorin vjeshtor me 38 pikë në pozitën e parë, por momentalisht kanë katër ndeshje më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që ka 30 pikë.
Kuqezinjtë në anën tjetër kanë 20 pikë në pozitën e gjashtë. Në duelin tjetër, Ferizaj dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në barazimin pa gola, 0-0.
Ferizaj e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë pas 18 ndeshjeve, teksa Dukagjini gjendet në pozitën e pestë me 22 sosh.