Formacionet zyrtare: Ferizaj - Dukagjini dhe Drenica - Drita

Formacionet zyrtare: Ferizaj - Dukagjini dhe Drenica - Drita

Sport November 26, 2022 - 12:35
Lajmet e Fundit nga Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve që do të zhvillohen sot (e shtunë) në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizaj përballet me Dukagjinin.

Dy skuadrat kanë synimet e njëjta, t’i shpëtojnë rënies nga elita e futbollit kosovar këtë edicion.

Megjithatë formë më të mirë kanë treguar mysafirët të cilët kanë tre fitore radhazi në kampionat.

Ferizaj është e fundit në tabelë dhe kërkon medomos fitoren në mënyrë që të mbetet në garë me skuadrat e tjera për mbijetesë.

Ndërkohë klinasit synojnë të mos mposhten nga ky udhëtim shumë i vështirë.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Bardhi, Sadriu, Hyseni, Orana, Hasanaj, Ramusa, Panadiq.

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Basriu, Dallku, Hugo, Zabergja, Jashanica, Morina, Zulfiu, Merlaku, John.

Drenica dhe Drita takohen në “Bajram Aliu”.

Dy skuadrat në këtë duel vijnë pas shokit që pësuan, ku u eliminuan nga Kupa e Kosovës nga skuadrat e Ligës së Parë si vendas.

Drenica u mposht nga Flamurtari, derisa Drita pësoi nga Liria.

Tani dy ekipet kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe futen në lojë për tre pikët.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Shala, Lushtaku, Veliqi, Kabashi, Bejta, Thaçi, Dervishaj, Ahmeti, Abazi, Mëziu, Bintsouka.

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Limani, Vitija, Bardhoku, Jashari, Namani, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.