Zyrtare: Guardiola rinovon kontratën me Manchester Cityn

Zyrtare: Guardiola rinovon kontratën me Manchester Cityn

Sport November 23, 2022 - 11:15
Lajmet e fundit nga Sporti

Manchester City ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Pep Guardiolan për një zgjatje të kontratës.

Ishte vetë klubi që konfirmoi lajmin, përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

Me kontratën e re, Guardiola do të jetë pjesë e “Citizens” edhe për dy vjet të tjera.

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë se Pep Guardiola ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.

Koha e Guardiolës në City është e ngarkuar me sukses. Ai deri më tani ka fituar 11 trofe të mëdhenj, duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Premierligë.

Duke konfirmuar lajmin, kryetari i klubit, Khaldoon Al Mubarak tha: “Jam i kënaqur që udhëtimi i Pep me klubin e futbollit Manchester City do të vazhdojë. Ai tashmë ka kontribuar kaq shumë në suksesin dhe strukturën e kësaj organizate, dhe është emocionuese të mendosh se çfarë mund të jetë e mundur duke pasur parasysh energjinë, urinë dhe ambicien që ai ka ende. /Zeri.info