Zyrtare: Trepça përforcohet me amerikanin, Cadarian Raines

Zyrtare: Trepça përforcohet me amerikanin, Cadarian Raines

Sport November 23, 2022 - 10:57
Lajmet e fundit nga Sporti

Klubi i basketbollit, Trepça, ka njoftuar se është përforcuar me amerikanin, Cadarian Raines.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare “Facebook”.

“Shtojmë muskuj e përvojë nër ‘Kosh’. Nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Cadarian Raines nga sot është pjesë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e minatorëve.

Raines, i cili luan në pozitën qendër, është i gjatë 206 cm. /Zeri.info