Man Utd, favoriti kryesor për të nënshkruar me Gakpon e PSV-së

Man Utd, favoriti kryesor për të nënshkruar me Gakpon e PSV-së

Sport November 23, 2022 - 10:29
Lajmet e fundit nga Sporti

Manchetster Unitedi është duke punuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit, Cody Gakpo.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, Unitedi është favoriti i fortë për të nënshkruar me holandezin, që është futbollisti i PSV Eindhovenit.

Gakpo ishte lidhur me “Djajtë e Kuq” edhe gjatë verës.

Sulmuesi 23-vjeçar aktualisht është në detyrë me kombëtaren e Holandës në kupën e botës “Katar 2022”, ku në ndeshjen hapëse ndaj Senegalit shënoi edhe golin e parë. /Zeri.info