Për largimin e Ronaldos nga Man Unitedi, Rooney: Nuk kishte zgjidhje tjetër

Për largimin e Ronaldos nga Man Unitedi, Rooney: Nuk kishte zgjidhje tjetër

Sport November 22, 2022 - 22:49
Lajmet e Fundit nga Sporti

Wayne Rooney ka komentuar largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi.

Rooney u shpreh se Ronaldo nuk kishte “zgjidhje tjetër” veçse të largohej nga Manchester Unitedi pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morganin, ku sulmuesiportugez kishte kritikuar ashpër klubin dhe jo vetëm., shkruan Zeri.info.

“A jam i befasuar? Jo”, tha Rooney për “Sports 18”.

“Nuk kishte zgjidhje tjetër veçse është turp sepse ai ka qenë një shërbëtor fantastik i klubit. I uroj atij më të mirën kudo që të shkojë”, shtoi ai.

Image

Ronaldo aktualisht është lojtar i lire, teksa ka raportime për një transferim të mundshëm te Arsenali, pa përjashtuar edhe një rikthim te Real Madridi. /Zeri.info