Ronaldo reagon për herë të parë pas largimit nga Man Unitedi

Ronaldo reagon për herë të parë pas largimit nga Man Unitedi

Sport November 22, 2022 - 20:07
Lajmet e Fundit nga Sporti

Cristiano Ronaldo ka reaguar për here të parë pas largimit nga Manchester Unitedit.

Man Unitedi pak orë më pare njoftojë sot (e martë) se zyrtarisht që lojtari është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme.

Pas largimit, sulmuesi i ka thënë edhe fjalët e para, duke theksuar se dashuria që ka për klubin dhe tifozët nuk do të ndryshojë kurrë.

“Pas bisedimeve me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën tonë. Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndihet si koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Man Utd gjithë të mirat”, thuhet në fjalimin e portugezit për faqën zyrtare të Premierligës, përcjell Zeri.info.

Largimi i 36-vjeçarit erdhi pak kohë më vonë, pas intervistës që kishte dhënë për gazetaren, Morgan, ku kishte kritikuar ashpër klubin, dhe jo vetëm. /Zeri.info