Zyrtare: Man Unitedi ia shkëput kontratën Ronaldos

Zyrtare: Man Unitedi ia shkëput kontratën Ronaldos

Sport November 22, 2022 - 18:48
Lajmet e Fundit nga Sporti

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester Unitedi me maarrëveshje të dyanshme.

Kështu ka bërë të ditur vet klubi nga Anglia përmes një komunikate zyrtare.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm”, thuhet në komunikatën e klubit.

Largimi vjen pak ditë më vonë, pas një interviste të Ronaldos me Morgan, ku kishte kritikuar ashpër klubin, dhe jo vetëm.

Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në “Old Trafford”, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen. /Zeri.info