Superkupa e Kosovës, në Prishtinë

Superkupa e Kosovës, në Prishtinë

Sport November 21, 2022 - 14:48
Lajmet e Fundit nga Sporti

FBK-ja ka vendosur ta organizojë Superkupën e Kosovës në Basketboll në Prishtinë

Kështu thuhet në një komunikatë të FBK-së, që e kanë postuar në rrjetet sociale.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e nënshkruar nga Arben Fetahu.