Spektakli i hapjes së Kampionatit Botëror, nga interpretuesit muzikorë deri te legjenda Morgan Freeman
Kampionati Botëror i vitit 2022 ka nisur zyrtarisht të dielën me ceremoninë e hapjes në stadiumin Al Bayt në Al Khor të Katarit.
Spektakli u kryesua nga këngëtarja libaneze, Myriam Fares, e cila performoi himnin zyrtar, “Tukoh Taka”, së bashku me Nicki Minaj dhe Maluma para 60.000 tifozëve.
Ylli i Bollywoodit, Nora Fatehi këndoi një këngë tjetër të turneut botëror, “Light The Sky”, ndërsa gjithashtu performoi edhe Jung Kook i grupit K-Pop, “BTS”.
.@NICKIMINAJ's verse on "Tukoh Taka - Official FFF Anthem" with Maluma & Myriam Fares (2022) pic.twitter.com/iylhjTFhJg
— Nicki Minaj Verses (@onikavrses) November 18, 2022
Një nga interpretuesit jo-muzikorë ishte aktori legjendar amerikan, Morgan Freeman.
WORLD CUP 2022 - DREAMERS by Jungkook of BTS pic.twitter.com/npn6bXPJ6g
— cessë (@cesstwt_) November 20, 2022
85-vjeçari e ka bërë drejtpërdrejt narracionin e evenimentit dhe ka mbajtur një fjalim për “emocionet që na lidhin të gjithëve tani”.
Ceremonia e hapjes filloi 90 minuta para ndeshjes së parë midis nikoqirit Katar dhe përfaqësueses së Ekuadorit.
WORLD CUP 2022 - DREAMERS by Jungkook of BTS pic.twitter.com/npn6bXPJ6g
— cessë (@cesstwt_) November 20, 2022
La'eeb ë#Qatar2022 | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/BmqeDmZAET
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 20, 2022
Shumica e tifozëve të pranishëm ishin vendas të Katarit, por një cep i stadiumit u mbush nga një grup i zhurmshëm i tifozëve të Ekuadorit.
Ndër fytyrat e famshme në turmë ishte edhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, i cili ka punuar si ambasador për ‘Katar 2022’. /Telegrafi
Former England captain David Beckham in attendance #FIFAWorldCup pic.twitter.com/mlShUplN70
— Shamoon Hafez (@ShamoonHafez) November 20, 2022
FIFA World Cup Qatar 2022 - Jung Kook 'Dreamers' (1/2) pic.twitter.com/9XyvckAuoA
— ë (@BRILLER__613) November 20, 2022