Suarezi ndihmon Darwin Nunezin të mësojë nga gabimet në Liverpool

Suarezi ndihmon Darwin Nunezin të mësojë nga gabimet në Liverpool

Sport November 20, 2022 - 16:56
Lajmet e Fundit nga Sporti

Luis Suarezi ka zbuluar se po e ndihmon Darvin Nunezin të mësojë nga “gabimet” e tij që bëri gjatë një periudhe produktive te Liverpooli.

Suarez i ka thënë “The Mirror” se i ka dhënë ndihmë sulmuesit më të ri të Jurgen Kloppit: “Nunez tani po luan për Liverpoolin ashtu siç e dija se do të bënte. Ai ka shpërthyer dhe jam i sigurt se atje do të ketë shumë gola dhe trofe për të. Unë flas me të rregullisht. Unë dua që ta ndihmojë atë, që ai të mësojë nga gabimet e mia”.

Suarez bëri shumë tituj pozitivë dhe negativë gjatë kohës së tij në Liverpool dhe përfundimisht u largua për në Barcelonë në 2014, duke i lënë Reds me detyrën e vështirë për të mbushur boshllëkun e dukshëm që dalja e tij krijoi në repartin e tyre sulmues. /Zeri.info