Kosova luan me Poloninë për një vend në Botëror

Kosova luan me Poloninë për një vend në Botëror

Sport November 19, 2022 - 15:28
Lajmet e Fundit nga Sporti

Përfqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) do të përballet me Poloninë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të shtunën në Lubjanë.

Shorti vlerësohet i vështirë, por vajzat tona do ta japin më të mirën për sukses, përkatësisht për kualifikim.

Polonia ka luajtur në Evropianin e këtij viti, që përfundon të dielën.

Ndeshja e parë luhet më 7/8 prill të vitit të ardhshëm në Poloni, ndërsa ndeshja e kthimit menjëherë më 11/12 prill në Kosovë.

Përfaqësuesja jonë për herë të parë luan në fazën e dytë kualifikuese për Botëror. Në fazën e parë e kaloi Kombëtaren e Ishujve Faroe. /Zeri.info