Luis Enrique: Do të doja që Argjentina ta fitonte Kupën e Botës për shkak të Messit

Luis Enrique: Do të doja që Argjentina ta fitonte Kupën e Botës për shkak të Messit

Sport November 19, 2022 - 14:51
Lajmet e Fundit nga Sporti

Në mbështetje për Lionel Messin, trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka këshilluar Argjentinën të fitojë Kupën e Botës nëse ai dështon ta bëjë këtë me Spanjën.

52-vjeçari ka pranuar se dëshiron që sulmuesi të shijojë lavdinë në Katar nëse Spanja nuk arrin objektivin e saj.

La Roja e fitoi turneun në vitin 2010, ndërsa argjentinasit nuk e kanë ngritur trofeun që nga viti 1986.

Duke folur në “Twitch”, ai tha: “Nëse Spanja nuk e fiton Kupën e Botës, unë do të doja që Argjentina ta fitonte atë për shkak të Messit. Do të ishte e padrejtë që Messi të tërhiqej pa fituar një Kupë Bote”.

Tani në moshën 35-vjeçare, sulmuesi i Paris Saint-Germainit mund të mos ketë më kurrë një shans tjetër për të fituar Kupën e Botës.

Enrique fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Botës për Klube me Messin te Barcelona, ëkështu që nuk është tronditëse të mësosh për mbështetjen e tij të vazhdueshme.

Spanja e nis turneun javën e ardhshme pasi përballet me Kosta Rikën në Grupin E, ndërsa Argjentina së pari luan me Arabinë Saudite në Grupin C. /Zeri.info