Agjentja e Haalandit këmbëngul se sulmuesi duhet të mbrohet mes thashethemeve të klauzolës së lirimit të transferimit

Agjentja e Haalandit këmbëngul se sulmuesi duhet të mbrohet mes thashethemeve të klauzolës së lirimit të transferimit

Sport November 19, 2022 - 13:49
Lajmet e Fundit nga Sporti

Rafaela Pimenta ka këmbëngulur që klienti i saj Erling Haaland duhet të mbrohet nga thashethemet për klauzolën e tij të lirimit në Manchester City.

Pavarësisht se Haalandi iu bashkua Man Cityt vetëm në verë, ka pasur spekulime në lidhje me një klauzolë në kontratën e sulmuesit norvegjez e cila do të aktivizohej në vitin 2024, dhe ai është lidhur me një lëvizje te Real Madridi.

Por Pimenta nuk foli për ndonjë klauzolë të tillë dhe madje e quajti “lajm të ekzagjeruar”.

Duke folur për “Marca”, Pimenta tha: “Duhet ta bëni atë [të bëni pyetjen për klauzolën e lirimit] dhe është shumë interesante. Nëse nuk themi asgjë, sigurisht që diçka interpretohet dhe nëse themi diçka, edhe unë si avokat e di që nuk mund të them asgjë, por e di edhe që nëse nuk e them unë do ta thonë”.

“Është një gjë shumë e bukur [thashethemet], por shpresoj të mos ketë shumë. E kuptoj vëmendjen, kuriozitetin që zgjon. Është risia. Kurioziteti është normal, por shpresoj me Erling, kur nuk ka gjëra të thuash nuk i sajojnë. Kjo është diçka që po ndodh. Kërkojnë klikime të lehta. Ka lajme të ekzagjeruara”.

Ajo shtoi: “Haaland duhet të mbrohet nga kjo situatë, sepse ai është një djalë shumë i ri që ende duhet të rritet. Gjithçka është lajm rreth tij, por duhet të jetë për shkak të qëllimeve të tij dhe mënyrës së tij të lojës. Nuk dua që të vijnë gjëra të tjera”. /Zeri.info