Benzema në dyshim për ndeshjen ndaj Australisë

Benzema në dyshim për ndeshjen ndaj Australisë

Sport November 19, 2022 - 13:37
Lajmet e Fundit nga Sporti

Karim Benzema pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Australisë, e cila do ta hapë siparin për Francën në këtë Kampionat Botëror.

Francezi, siç raportojnë mediet e vendit, nuk është në kondicionin e duhur dhe ende po shqetësohet nga një lëndim që e mori sa luante për Real Madridin.

Alternativë për sulmin është Olivier Giroud i cili me shumë gjasë do ta zë vendin e yllit të Real Madridit në majën e sulmit.

Ndeshja Francë – Australi do të luhet të martën më fillim nga ora 20:00.