Ronaldo zbulon se dëshiron që Arsenali të fitojë Premierligën

Ronaldo zbulon se dëshiron që Arsenali të fitojë Premierligën

Sport November 18, 2022 - 12:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Cristiano Ronaldo ka pohuar se do të dëshironte të shihte rivalin - Arsenalin të fitonte titullin e Premierligës.

Ronaldo ka bërë një tjetër pretendim të guximshëm në intervistën e tij shpërthyese me Piers Morganin në “TalkTV”.

Këtë herë ai ka zbuluar se dëshiron që Arsenali të fitojë Premierligën nëse Manchester Unitedi dështon ta bëjë këtë dhe gjithashtu ka lavdëruar trajnerin e “Topçinjve” Mikel Artetën.

“Manchester [United] së pari, dhe nëse jo, Arsenali është një skuadër që më pëlqen të luaj. Më pëlqen ekipi. Më pëlqen trajneri. Mendoj se ata kanë një ekip të mirë. Dhe nëse Manchester Unitedi nuk fiton Premier Leaguen, do të jem i lumtur nëse Arsenali do ta fitojë”, tha ai.

Unitedi është skuadra e vetme që mundi Arsenalin në Premierligë në sezonin 2022-23, falë një fitoreje 3-1 në “Old Trafford”.

Skuadra e Erik ten Hagut aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 26 pikë nga 14 ndeshje, 11 pikë prapa Arsenalit lider. /Zeri.info