Pas përleshjes me tifozët shqiptarë, italianët provokuan me thirrjet “Serbia Serbia” në Tiranë

Pas përleshjes me tifozët shqiptarë, italianët provokuan me thirrjet “Serbia Serbia” në Tiranë

Sport November 16, 2022 - 22:15

Pak para nisjes së ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, në shkallët e stadiumit “Air Albania” në Tiranë kishte përleshjes mes tifozëve shqiptarë dhe atyre italianë.

Pamjet e përleshjes u shpërndanë gjithandej në rrjetet sociale në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm.

Në disa pamje të reja në njërën nga faqet më të mëdha të tifozëve në Facebook, dëgjohen tifozët italianë të cilët pas përleshjes nisën me brohoritjet “Serbia Serbia” në stadium, me çka provokuan tifozët shqiptarë, shkruan Demokracia.com.

Mëposhtë mund të shihni pamjet nga Hooligans TV.