Galtier: Mbappe nuk është mbi klubin

Galtier: Mbappe nuk është mbi klubin

Sport November 16, 2022 - 09:50
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, ka këmbëngulur se Kylian Mbappe “nuk është mbi klubin” dhe trajtohet i barabartë me Lionel Messin dhe Neymarin.

Fituesi i Kupës së Botës dukej se do t’i bashkohej Real Madridit në verë, por në vend të kësaj bëri një kthesë të minutës së fundit dhe nënshkroi një kontratë të re trevjeçare me PSG-në.

U spekulua se Mbappes iu dha pushteti ekzekutiv në prapaskenë si pjesë e marrëveshjes, por Galtier tani ka zbuluar të vërtetën.

Ai ka thënë se 23-vjeçari nuk gëzon asnjë trajtim preferencial dhe është në të njëjtin nivel me lojtarët e tjerë në skuadër, përfshirë Messin dhe Neymarin.

“Ai mishëron projektin, nuk mund të ketë asnjë dyshim. Por kur them se ai mishëron projektin, nuk është se ai është mbi klubin”, tha Galtier për “RMC Sport”.

“Kylian është në të njëjtën mënyrë. Në të njëjtin nivel si të gjithë lojtarët e tjerë. Në të njëjtin nivel me Leo Messin, i cili ka një karrierë të jashtëzakonshme, lojtari më i madh në historinë e futbollit. Kylian është në të njëjtin nivel me Neymar”. /Zeri.info