“Vështirë për t’u kuptuar”, rrëfimi emocionues i Ronaldos për vdekjen e fëmijës së tij gjatë lindjes

“Vështirë për t’u kuptuar”, rrëfimi emocionues i Ronaldos për vdekjen e fëmijës së tij gjatë lindjes

Sport November 16, 2022 - 09:17
Lajmet e fundit nga Sporti

Futbollisti i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka treguar momentin më të vështirë për të, pasi humbi djalin e tij të porsalindur në fillim të këtij viti.

Gjatë një interviste me Piers Morgan, lojtari tha se vdekja, e cila ndodhi në prill, ishte një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ishin në pritje të binjakëve, por vetëm një fëmijë mbijetoi.

Ata e quajtën incidentin “dhimbjen më të madhe që çdo prind mund të ndiejë”.

“Është ndoshta momenti më i keq që kam kaluar në jetën time që kur babai im vdiq”, tha Ronaldo në Piers Morgan Uncensored.

“Kur ke një fëmijë, pret që gjithçka të jetë normale dhe kur e ke atë problem është e vështirë si njeri si unë. Unë dhe Georgina [Rodriguez] kemi pasur një moment mjaft të vështirë, sepse nuk e kuptojmë pse kjo na ndodhi, ishte e vështirë, shumë, shumë e vështirë për të kuptuar se çfarë po ndodh në atë periudhë të jetës sonë. Futbolli vazhdon.

Është çmenduri. Nuk jam ndier kurrë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtin moment. Është e vështirë të shpjegohet. Kaq e vështirë. Nuk e di nëse qan ose buzëqesh. Nuk di çfarë të bësh për të qenë i sinqertë”. /Zeri.info