Zyrtare: Nkunku mbetet jashtë Kupës së Botës

Zyrtare: Nkunku mbetet jashtë Kupës së Botës

Sport November 16, 2022 - 08:56
Lajmet e fundit nga Sporti

Christopher Nkunku nuk do të luajë në kupën e botës “Katar 2022”.

Sulmuesi i Leipzigut pësoi një lëndim në stërvitje, që e lë atë jashtë këtij turneu.

Kombëtarja franceze ka njoftuar zyrtarisht se Nkunku mbetet jashtë Kupës së Botës, që fillon më 20 nëntor.

“I lënduar në stërvitje, Christopher Nkunku largohet nga Kupa e Botës. I gjithë grupi ndan trishtimin e Christopher dhe i uron atij një shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Nkunku kishte pësuar lëndim në stërvitje në një duel me Eduardo Camavingan. /Gazeta Express