Zyrtare: Ndeshja mes Yllit dhe Tiranës nuk do të zhvillohet

Zyrtare: Ndeshja mes Yllit dhe Tiranës nuk do të zhvillohet

Sport November 15, 2022 - 22:18
Lajmet e fundit nga Sporti

Ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Tiranës, në kuadër të Ligës Unike, e paraparë të zhvillohet të mërkurën, nuk do të luhet.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.

Klubi suharekas ka bërë të ditur se ndeshja nuk do të zhvillohet për shkaqe organizative. /Zeri.info

Postimi i plotë:

Ju njoftojmë se ndeshja e paraparë për nesër kundër KB Tirana në Ligën Unike për shkaqe organizative nuk do të zhvillohet.