Juventusi fiton në shtëpi ndaj Lazios

Juventusi fiton në shtëpi ndaj Lazios

Sport November 13, 2022 - 22:47
Lajmet e fundit Sporti

Juventus ka marrë një fitore të madhe në përballje ndaj Lazios.

Skuadra e Juventus ka mposhtur Lazion pa shumë telashe, me rezultatin 3:0.

Biankoneri’ ishin më të mirë gjatë gjithë takimit. Pjesën e parë, Juve e mbylli me epërsi fal golit të Moise Kean, i cili shënoi në minutën 43’.

Në fillimin e pjesës së dytë, Kean doli përsëri në skenë, duke shënuar për 2:0 në minutën e 54’.

Juve administroi mirë takimin dhe mbajti epërsinë deri në fund. Madje, Arkadiusz Milik shënoi edhe një herë, në minutën e 89’, për rezultatin final 3:0.

Me këtë fitore, Juventus tejkalon Lazion në tabelë dhe shkon në 31 pikë për pozitën e tretë, me vetëm dy pikë më pak sesa Milani që është në pozitën e dytë.

Lazio mbetet në 30 pikë për pozitën e katër.