Nuhiu: Stabiliteti i krijuar te Drita nuk i lëkund objektivat e klubit

Nuhiu: Stabiliteti i krijuar te Drita nuk i lëkund objektivat e klubit

Sport November 12, 2022 - 19:25
Lajmet e fundit nga Sporti

Xhiroja e 17-të sjell ndeshjen ë ërita – ë ë, e cila zhvillohet në Stadiumin ndihmës nesër, e diele ora 13:00.

Në konferencë u diskutua për shumë tema, ndërsa me theks të veçantë kryetrajneri, Ardian Nuhiu foli për përgatitjet e ndeshjes së rradhës kampionale, pasi sipas tij çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ka tri pikë në lojë.

“Nesër është një ndeshje ideale të kthehemi te loja jonë dhe te fitorja. Pres rikthimin e skuadrës dhe kam besim se do të rikthehemi aty dhe nuk duhet të ikim nga ajo. Kemi përgatitur këtë ndeshje këto dy ditë dhe e diskutuam që kundërshtari po kalon formë të mirë, prandaj duhet që me shumë rrespekt të futemi në ndeshje. Të kërkojmë që atë që kemi përgatitur ta nxjerrim në mënyrë perfekte nesër”, ka thënë Nuhiu.

Ndërsa, futbollisti Driton Islami potencoi se atmosfera brenda skuadrës është e mirë dhe secili po e kërkon dhe jep maksimumin.

“Dihet që derbi është i pa parashikueshëm dhe sigurisht kishim dëshirë të fitojmë, por megjithatë nuk e humbëm. Nuk mungoi mobilizimi apo angazhimi në ndeshje, por gjërat nganjëherë nuk shkojnë sipas planifikimeve. Nesër jemi të motivuar maksimalisht në ndeshjen ndaj Malishevës dhe shpresoj t’i kthehemi fitoreve dhe kreut të tabelës”, ka thënë ë. /Zeri.info