Napoli i pamposhtur, fiton ndaj Udineses

Napoli i pamposhtur, fiton ndaj Udineses

Sport November 12, 2022 - 17:02
Lajmet e Fundit nga Sporti

Napoli fiton ndeshjen ndaj Udineses.

Napoli vazhdon me serinë e fitoreve edhe këtë xhiro, pasi në shtëpi mposhtën 3:2 Udinese.

Lideri aktual i Serie A nuk dinë për humbje në 15 ndeshje këtë edicion.

Qysh në minutën e 15` të takimit epërsinë Napolit ia dhuroi Victor Osimhen.

Mirëpo, ata nuk u ndalën me aq, pasi realizuan edhe njëherë në pjesën e parë.

Po rridhte minuta e 31` kur Piotr Zelinski dyfishoi epërsinë e vendasve.

Edhe në pjesën e dytë ishin Napoli që administruan lojën, por në fund pësuan dy gola të shpejtë.

Por, edhe vendasit realizuan sërish. Kur po luhej minuta e 58` ishte Eljif Elmas që shënoi golin e tretë.

Udinese në anën tjetër krijuan pak raste, por shënuan dy herë.

Në minutën e 79` ishte Nestorovski që realizoi. Kurse, ngushtoi epërsinë në 3:2 Samardzic, pasi shënoi në minutën e 82`.

Me fitoren e marrë sot, skuadra e Luciano Spaletti ka 41 pikë, në vendin e parë.

Ndërsa, Udinese kanë 24 pikë, në pozitën e tetë në tabelën e Serie A.