Shotani: Fitorja ndaj Prishtinës na kthen në normalitet

Shotani: Fitorja ndaj Prishtinës na kthen në normalitet

Sport November 12, 2022 - 16:05
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se fitorja ndaj Prishtinës e kthen në normalitet ekipin e tij.

Tha se fitorja i ka kthyer në gjendje normale.

“Kemi ardhur nga ndeshje të vështira ku nuk kemi arritur objektivat dhe ka qenë e vështirë në shumë aspekte përballja me Prishtinën. Por, gjetëm forcën dhe përkrahen, u mobilizuam dhe u futëm me detyra defensive në këtë ndeshje për të dalë me kundërsulme, pasi ne shquhemi si ekip për presingun që bëjmë gjatë ndeshjeve. Patëm fat të madh që realizuam gol dhe pastaj balancuam lojën për të mos lejuar kundërshtarin të shënoj gol. Kjo fitore na ka kthyer në gjendje normale, pasi ishim në shok pas atyre dy humbjeve”, ka thënë Shotani.