Drenica fiton në udhëtim te Prishtina, Trepça ’89 mposhtet nga Dukagjini

Drenica fiton në udhëtim te Prishtina, Trepça ’89 mposhtet nga Dukagjini

Sport November 12, 2022 - 15:10
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini ka marrë fitore të madhe përballë Trepçës ’89 me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një duel i dy skuadrave që në këtë sfidë erdhën pas dy fitoreve radhazi, derisa Dukagjini vazhdoi serinë pozitive.

Pjesa e parë përkundër rasteve të mira shënimi u mbyll pa gola 0-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Zulfiu, që edhe njëherë shpëton klinasit.

Zulfiu realizoi kur kaluan një orë lojë, për t’i dhënë tre pikë të arta klinasve.

Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë, derisa 89-shi mbetet në vendin e nëntë me 18 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan në udhëtim te Ferizaj, derisa Trepça ’89 para adhuruesve të vet luan përballë Prishtinës.

Drenica është përkujdesur për ta befasuar Prishtinën duke e mposhtur në kryeqytet me rezultat minimal 0-1.

Ndeshja nisi për mrekulli për skuadrën mysafire që vetëm pas dy minutave lojë gjetën golin.

Ishte mbrojtësi i majtë Ermal Veliqi që realizoi për 0-1.

Pas golit të epërsisë, Prishtina krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, por që gola më nuk pati dhe 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë e mysafirëve.

Edhe në pjesën e dytë prishtinasit ishin ata që sulmuan më shumë dhe patën raste më të mira shënimi.

Endrit Krasniqi, Mendurim Hoti, e LEotrim Kryeziu kishin raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejnë golin falë edhe pritjeve fantastike të portierit të talentuar Gjokaj.

Kësisoj deri në fund Drenica u mbrojt mirë dhe i dha fund serisë prej katër ndeshjeve pa fitore.

Me këtë fitore Drenica ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 20 pikë, derisa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 23 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon në udhëtim te Trepça ’89 derisa Drenica pret liderin aktual Dritën.