Sermaxhaj pas fitores kundër Prishtinës: Lojtarët u angazhuan më shumë se kundërshtari

Sermaxhaj pas fitores kundër Prishtinës: Lojtarët u angazhuan më shumë se kundërshtari

Sport November 09, 2022 - 15:33
Lajmet e fundit nga Sporti

Prishtina ka pësuar humbje nga Malisheva, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kryetrajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj, tha pas ndeshjes se lojtarët e tij u angazhuan më shumë se kundërshtarët.

“Ishte lojë shumë e vështirë. Pjesa e parë e nivelizuar. Edhe ne patëm rastet tona sikurse Prishtina. Pjesën e dytë ishim më mirë. Mendoj që lojtarët përveç taktikës dhe dëshirës për fitore angazhimi ishte më e madhe se kundërshtari, e cila rezultoi me një gol që na dha tri pikë. Humbja ndaj Dukagjinit ishte aksident. Lojtarët pas asaj humbje u rikthyen me një fitore”, tha Sermaxhaj.