Munishi: Malisheva fitoi me meritë, këso fushe s’e di a ekziston diku në botë

Munishi: Malisheva fitoi me meritë, këso fushe s’e di a ekziston diku në botë

Sport November 09, 2022 - 15:21
Lajmet e fundit nga Sporti

Prishtina ka pësuar humbje nga Malisheva me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, pas ndeshjes tha se Malisheva e fitoi me meritë takimit, ndërsa pati kritika edhe për fushën.

“Të them të drejtën i përgëzoj lojtarët e mi. Malisheva nuk e meriton këtë fushë. Këso fushe nuk e di a ekziston në botë. Është e vështirë të luash futboll. E kemi ditur se Malisheva është e rrezikshme nga ndërprerja. Malisheva fitoi me meritë. Më vjen keq, por duhet të vazhdojmë tutje”, tha Munishi pas ndeshjes. /Zeri.info