Kroacia publikon listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës
Sport
November 09, 2022 - 12:59
Lajmet e fundit nga Sporti
Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës.
Finalistet humbës të Kupës së Botës 2018, Kroacia do të shpresojë të shkojë një hap më tej për paraqitjen e tyre të tretë radhazi në Kupën e Botës.
Mesfushori veteran, Luka Modriq mbetet kapiteni i skuadrës dhe pasi ka humbur trofeun herën e fundit, ylli i Real Madridit do të shpresojë të kthehet në shtëpi me trofeun ikonik këtë herë.
Kroacia është në Grupin F, ku do të përballet me Marokun, Belgjikën dhe Kanadanë.
Ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 23 nëntor kundër skuadrës afrikane, Marokun. /Zeri.info
Lista e plotë: