L’Equipe: Mane, jashtë Kupës së Botës

L’Equipe: Mane, jashtë Kupës së Botës

Sport November 09, 2022 - 11:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, Sadio Mane do të mungojë në Kupën e Botës.

Ish-lojtari i Liverpoolit u largua nga fusha pas një lëndimi që pësoi në fitoren e Bayern Munichut kundër Werder Bremenit (6-1) të martën në mbrëmje.

Pas fitores së Bayern Munichut kundër Bremenit, sulmues donte të ishte qetësues, pavarësisht dëmtimit të tij.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Mane vuan nga një tendinë dhe pritet të mungojë disa javë.

Në anën tjetër, trajneri i Senegalit Aliou Cisse të premten do të shpallë listën e tij të lojtarëve që do të shkojnë në Katar.

Senegali, i vendosur në grupin A, do të përballet me me Katarin, Ekuadorin dhe Holandën. /Zeri.info