Bayerni e shkatërron Werderin, Gnabry shënon het-trik

Bayerni e shkatërron Werderin, Gnabry shënon het-trik

Sport November 08, 2022 - 22:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë përballë Werder Bremen.

Bayerni e ka mposhtur Werderin me rezultatin 6:1, për të marrë tri pikë të reja në Bundesliga.

Jamal Musiala e nisi serinë e golave, në minutën e 6’, kurse katër minuta më vonë, Jung barazoi për 1:1.

Serge Gnabry e vazhdoi spektaklin e pjesës së parë, me golin e minutës së 22’, për 2:1. Katër minuta më vonë shënoi Goretzka për 3:1, kurses dy minuta pas Goretzka, Gnabry shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern.

Në pjsën e dytë, Gnabry kompletoi het trikun me golin e minutës së 82’, kurse rezultati final u vulos në minutën e 84’ nga Tel, i cili shënoi për 6:1.

Bayern shkon tashmë në 31 pikë për pozitën e parë në tabelë, kurse Werder mbetet në pozitën e 7 me 10 pikë më pak sesa bavarezët.