Kjo është renditja e “Bad News Eagles” në ranglistën botërore

Kjo është renditja e “Bad News Eagles” në ranglistën botërore

Sport November 08, 2022 - 18:47
Lajmet e Fundit nga Sporti

“Bad News Eagles” kanë marrë pjesë në turneun më të madh të CS:GO.

“Major” u mbajt në Rio de Janeiro.

BNE u eliminuan nga ky turne pas humbjes së djeshme (e hënë) nga ekipi NA’VI.

Në këtë garë ekipi kosovar pati një fitore dhe tre humbje.

Pak ditë më parë ata arritën që ta eliminojnë skuadrën më të fortë në botë, FaZe.

Ata renditen në një pozitë mjaft të lartë.

“Bad News Eagles”, aktualisht gjendet në vendin e 17-të në ranglistën botërore.