UEFA publikon formacionin më të mirë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, s’përfshihet asnjë lojtarë i Realit
Sport
November 08, 2022 - 18:27
Lajmet e Fundit nga Sporti
Faqja zyrtare e UEFA Ligës së Kampionëve në rrjetet sociale ka publikuar 11-shen më të dalluar të fazës së grupeve këtë edicion.
Në atë 11-she, nuk figuron emri i asnjërit prej lojtarëve të Real Madridit, ndonëse “mbretërit” e përfunduan fazën e grupeve në pozitën e parë në Grupin F.
Paris Saint-Germaini dhe Porto kanë nga dy lojtarë të përzgjedhur në formacionin më të mirë të grupeve.
Messi dhe Mbappe janë vendosur në qendrën e sulmit. Ndërkohë, Diogo Costa i Portos është portieri më i dalluar dhe bashkëlojtari i tij Galeno në mesfushë.
Tifozët patën kritika për mungesën e Haaland, apo edhe për senzacionin e Napolit, Kvaratskhelia.
Group stage all-stars ë#UCLTOTW | @PlayStationEU pic.twitter.com/rG9GA1OwBE
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 8, 2022