Kampioni legjendar i boksit pëson aksident të frikshëm gjatë xhirimit të një emisioni
Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Mike Tyson, ka pësuar një aksident të rëndë në xhirimet e një emisioni, i cili mund të kishte përfunduar në mënyrë të palavdishme për të.
Iron Mike mundi shumë boksier të mëdhenj në ring. Ai ka një përqindje 75.86% nokaut gjatë karrierës së tij profesionale. Nga gjithsej 58 luftime, 44 përfunduan me nokaut, transmeton Demokracia.com.
Por pak ditë më parë, i famshmi Mike Tyson pësoi një disfatë – dhe atë nga një skateboard! Ish-kampioni i peshave të rënda postoi një video në rrjetet e tij sociale ku hidhet në një skateboard dhe më pas bie në shpinë gjatë një paraqitjeje të ftuar në podkastin e Tony Haëk të quajtur “Hotbokin ëith Mike Tyson”.
Në pamje të parë dukej se mund të lëndohej rëndë, por rrëzimi i tij u zbut nga një kolltuk lëkure, mbi të cilin ishte mbështetur ish-kampioni i boksit.
– Me fat që ai kolltuk ishte aty. Përndryshe do të kisha sërish frikë, si kur rashë nga hoverbordi – ka shkruar Tyson në nënshkrimin e videos së tij në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që Majk ka pasur një moment të tillë të tronditur. Gjashtë vjet më parë ai ra nga një hoverboard dhe iu desh të kalonte një javë në shtrat për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Mike Tyson tries to hop on the skateboard ë pic.twitter.com/cLUyJ9oYQb
— Daily Loud (@DailyLoud) November 4, 2022