Faze e fiton “Nuke” ndaj BNE – finalja në “Mirage”: Humbësi shkon në shtëpi

Faze e fiton “Nuke” ndaj BNE – finalja në “Mirage”: Humbësi shkon në shtëpi

Sport November 06, 2022 - 20:30
Lajmet e fundit nga Sporti

Bad News Eagles do të kenë edhe një mundësi përballë skuadrës më të mirë në botë në CS:GO, Faze.

Faze kanë fituar terrenin e tyre të preferuar, ‘Nuke’, kundër Bad News Eagles, për të barazuar serinë në 1:1.

BNE fitoi terrenin ‘Vertigo’, por Faze nuk lejuan befasi në ‘Nuke’. Skuadra evropiane fitoi me rezultatin 16:8.

Rezultati aktualisht qëndron 1:1 në seri, kurse terreni që përcakton fituesin është ‘Mirage’.

Kujtojmë se Bad News Eagles bëjnë lojë mjaft të mirë në ‘Mirage’, prandaj ka shpresa që shqiponjat kosovare të marrin një fitore, që do të ishte befasia më e madhe në histori të turneve Major në CS:GO.