Bad News Eagles mposht skuadrën më të mirë në botë, Faze në “Vertigo”, një terren larg fitores së madhe

Bad News Eagles mposht skuadrën më të mirë në botë, Faze në “Vertigo”, një terren larg fitores së madhe

Sport November 06, 2022 - 19:21
Lajmet e Fundit nga Sporti

Bad News Eagles kanë bërë befasi të madhe duke mposhtur skuadrën më të mirë në botë, Faze, në një terren, por punët s’ndalen këtu.

Skuadra e bNe ka marrë një fitore me rezultatin 16:19 në ‘Vertigo’, terren që u zgjodh nga vet shqiponjat kosovare.

Skuadra kosovare ishte në element të mirë dhe shfrytëzoi anën e dobët të Faze në këtë terren.

BNE dhe Faze po përballen në një duel ku humbësi shkon në shtëpi.

Për të marrë fitore, njëra prej skuadrave duhet të fitojë 2 nga 3 terrenet e selektuara. Sfida e radhës është në ‘Nuke’, terren i përzgjedhur nga Faze.