Barcelona me fitore komode ndaj Almerias

Barcelona me fitore komode ndaj Almerias

Sport November 05, 2022 - 22:59
Lajmet e fundit nga Sporti

Skuadra e Xavi Hernandez vazhdon me fitore në La Liga.

Barcelona fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Almerias.

Gjatë gjithë takimit skuadra katalanase po administronin lojën.

Barça ishte gjithnjë në kërkim të golit, duke krijuar një mori rastesh, por që nuk po tregoheshin efikas sa duhej.

Robert Lewandowski kishte mundësinë qysh në minutën 7` të kalojë në epërsi ekipin, mirëpo nuk u tregua i saktë nga penalltia.

Pavarësisht rasteve pjesa e parë u mbyll pa gola.

Edhe në 45 minutat e tjerë Barça po kërkonte të zhbllokonte sfidën.

Në minutën e 48` ishte Ousmane Dembele që realizoi një gol të bukur.

Pas golit të epërsisë, djemtë e Xavit po kërkonin atë të qetësisë.

Po rridhte minuta e 62` kur pas një aksioni të mirë të vendasve shënoi Frenkie de Jong.

Almeria në anën tjetër nuk arritën që assesi të rrezikojnë portën e kundërshtarëve.

Me këtë fitore Barcelona merr përkohësisht kreun me 34 pikë, kurse Almeria ka 13 në vendin e 15.