Katër gola të shënura, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët
Sport
November 05, 2022 - 19:53
Lajmet e Fundit nga Sporti
Ka përfunduar pa fitues derbi i ditës së sotme në Albi Mall Superligë ndërmjet Prishtinës e Gjilanit.
Rezultati final ishte 2:2 në një ndeshje të bukur dhe me shumë raste tjera shënimi.
Payshim ky rezultat nuk i ka konvenuar asnjërës pasi rivalët e tyre në pozitën e parë Drita dhe pozitën e dytë Ballkani mund të shkëputën edhe më tutje.
Prishtina tash ka 23 pikë aq sa ka edhe Gjilani por që ka një ndeshje më pak.