Formacionet zyrtare: Prishtina - Gjilani

Formacionet zyrtare: Prishtina - Gjilani

Sport November 05, 2022 - 17:18
Lajmet e fundit nga Sporti

Derbi i ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit. 

Dueli i vlefshëm për xhiron e 15-të në Albi Mall Superligë zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Kryeqytetasit kanë katër ndeshje pa humbje, ku kanë marrë tre fitore e një barazim dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Në anën tjetër, gjilanasit udhëtojnë pas dy ndeshje pa humbje dhe synon të largohet me pikë nga kryeqyteti.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Belica, Pllana, Bytyqi, Useini, Gashi, Shabani, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Uka.

Gjilani: Koliçi, Halili, Jashari, Prekazi, Hoxha, Musolli, Dabiqaj, Cale, Zeka, Zabërgja, Solomon.