Zyrtare: Ballkani përforcohet me sulmuesin, Van Dave Harmon

Zyrtare: Ballkani përforcohet me sulmuesin, Van Dave Harmon

Sport November 05, 2022 - 16:24
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ballkani ka prezantuar ardhjen e re në skuadrën e tyre.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Van Dave Harmon, shkruan Zeri.info.

27-vjeçari ka firmosur kontratë me portokallinjtë deri në vitin 2027.

Lajmi u bë i ditur nga vet klubi suharekas përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Postimi i plotë:

Mirë se vjen VAN DAVE HARMON

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi Van Dave Harmon është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje Harmon dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë. /Zeri.info