Shotani pas humbjes nga Trepça ’89: Merituam së paku një barazim në këtë ndeshje

Shotani pas humbjes nga Trepça ’89: Merituam së paku një barazim në këtë ndeshje

Sport November 05, 2022 - 15:44
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se momenti më i dobët i ekipit të tij në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 ka qenë ndalja e lojtarëve me pretendimin se topi kaloi vijën anësore.

“Ndeshja nga fillimi ishte e balancuar nga të dyja palët. Ishte nivel i mirë deri në momentin në pjesën e dytë ku mendoj se topi kaloi vijën anësore. Loja vazhdoi dhe ishte i vetmi gabim që bëmë, pasi u ndalëm dhe pësuam gol. Tentuam ta shënojmë golin e barazimit, ndërruam edhe sistemin e lojës ku edhe ndërtuam pastaj aksione të rrezikshme. Nëse topi ka kaluar vijën, do të ishte e dhimbshme të pësojmë disfatë në këtë mënyrë. Njëjtë edhe kundër Ferizajt ishte situata ku VAR-i nuk ndërhyri. Momenti më i dobët ka qenë ndalja e lojtarëve me pretendimin se topi kaloi vijën anësore. Merituam së paku një barazim në këtë ndeshje”, ka thënë Shotani.