Pas fitores ndaj Drenicës, Idrizi: Sigurisht se është një fitore e madhe për ne

Pas fitores ndaj Drenicës, Idrizi: Sigurisht se është një fitore e madhe për ne

Sport November 05, 2022 - 15:36
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, i është gëzuar fitores e po ashtu edhe përfundimit të ndeshjes pa pësuar ekipi tij gol.

“Me rëndësi që sot nuk pësuam gol, por sigurisht se është një fitore e madhe për ne. Duhet nganjëherë edhe neve të na buzëqeshë fati. Drenica u mbrojt mirë, por me angazhim dhe disiplinë arritëm të fitojmë tre pikë të rëndësishme në këtë ndeshje”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes së fituar të Trepçës ’89 ndaj Drenicës (1:0).