Kapitenja Demaj: Na përkrahni për të shkruar histori

Kapitenja Demaj: Na përkrahni për të shkruar histori

Sport November 05, 2022 - 14:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj, ka bërë thirrje që shikuesit ta mbushin sonte palestrën në Istog. Ajo thotë se me përkrahje të zëshme nga tribunat, suksesi ndaj Ishujve Faroe është më i mundur. 

Ndeshja e dytë me Ishujt Faroe është nga ora 19:30.

“Fitorja e së enjtes është me shumë vlerë, ndërsa sonte shpresojmë për hapin historik – të kalojmë për herë të parë kualifikimet për Botëror.

Hendbolldashësit nga Istogu, por edhe nga e gjithë Kosova, i ftojmë për të na përkrahur nga palestra dhe që në fund të festojmë të gjithë së bashku. Në emër të vajzave premtoj maksimumin për fanellën e shtetit tonë”, ka thënë Demaj.